21,12,2025

Rritet numri i grave që lindin pas të 30-ve

Must Read

Ndërkohë të dhënat e fundit nga viti 2017 tregojnë se kjo përqindje ngjitet deri në 36 për qind. Gjinekologët paralajmërojnë se mosha e nënës e rrit rrezikun e shtatzënisë dhe ndikon në gjendjen shëndetësore të fetusit.

Nëse një 25 vjeçare ka shansin 1 në 1,800, të ketë një fëmijë me sindromin e Daunit, do të thotë 1.800 femra nga 25 vjet ti renditni dhe njëra do të ketë një fëmijë me sindromin e Daunit. Në moshën 40 vjeçare kjo është 1 në 100, në 45 vjet kjo është 1 grua në 30 gra. Faktor shumë i rëndësishëm është mosha e nënës – tha Kristina Skeparovska, gjinekologe në Spitalin gjinekologjik “Nëna Terezë”, Çair.

Fenomenin që ka kapluar vendin, sociologët e lidhin me shumë faktorë si pozita e gruas në shoqëri dhe gjendja ekonomike në të cilën jeton.

Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e sistemit tradicional të vlerave, filloi një proces i shpejtë i ndryshimeve të cilat thellë hynë në ato sfera, gratë janë të emancipuara, dhe janë në proces të karrierës, në procesin e edukimit, pastaj pozicionohet në shoqëri, dhe lindja në vetvete do të thotë ndalim i një pjese të atyre aktiviteteve që kanë të bëjnë me komunitetin e gjerë – deklaroi sociologu Ilija Aceski.

Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës në vitin 2016 mosha mesatare e nënave në vend që kanë lindur fëmijën e tyre të parë është 27 vjet. Mosha mesatare e femrave në numrin e përgjithshëm të lindjeve është 29.4 vjet në zonat urbane, kundrejt 27. 7 vjet në zonat rurale./Alsatm/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img