Importi i birrës gjatë periudhës janar-mars të këtij viti pësoi rritje në Shqipëri. Sipas treguesve fiskal të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, gjatë 3 muajve të parë të këtij viti u importuan 5,021 mijë litra birrë.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2015, u importuan 2,978 mijë litra birrë. Importi i birrës ishte më i lartë në muajin mars, krahasuar edhe me dy muajt paraardhës të këtij vitit. 2015.
Gjatë muajit mars u importuan 1,912 mijë litra birrë, në shkurt 1,784 mijë litra birrë, ndërsa në janar u importuan 1,325 mijë litra birrë.
Ecuria e importit të birrës për periudhën janar-mars në 5 vitet e fundit:
VitetSasia në mijë litra
20128,597
20133,504
20143,507
20152,978
20165,021