25,10,2025

Rritet çmimi i rrymës, djathit, qumështit, mishit…

Must Read

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se çmimi i rrymës është ngritur. Kjo për shkakun e aplikimit të tarifave dimërore.

“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: perimet (2.9%); rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse (21.0%) – (ngritje e çmimit të rrymës elektrike në një mesatare prej 39.7% për shkak të aplikimit të tarifave dimërore të energjisë elektrike nga 1 tetor 2016 – 31 mars 2017)”, thuhet në raportin e ASK-së.

Në këtë drejtim, sipas ASK-së, shkalla e inflacionit e matur në muajin tetor 2016 me muajin tetor 2015 ishte 0.9%.

Ngritje e çmimeve vërehet edhe te produktet e qumështit, djathit, vezëve, mishit.

“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: mish (1.2%); qumësht, djathë dhe vezë (1.3%); sheqer dhe ëmbëlsira (8.4%); duhan (5.1%); veshje (2.5%)”, thuhet në raportin e ASK-së “Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit”.

Por nuk është parë të ketë ngritje të çmimit të produkteve nga drithërat.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (-1.4%); dhe pemë (-5.7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.2%) në IHÇK”, thuhet më tej në komunikatë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img