23,12,2025

Rriten tensionet rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut

Must Read

Ekspertët besojnë se arma e Koresë Veriore mund të arrijë Alaskën.“Vetëpërmbajtja është ajo që ndan armëpushimin dhe luftën. Do të ishte gabim i madh për Veriun nëse mendon ndryshe”, thanë në një deklaratë të përbashkët ushtria amerikane dhe ajo jugkoreane.Kina dhe Rusia u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të ndalojnë të tregojnë muskujt ushtarakë, ndërsa kanë theksuar se kundërshtojnë përpjekjet për ndryshimin e regjimit në Korenë e Veriut.Phenjani tha të martën se ka testuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale.Megjithatë, shumica e ekspertëve besojnë se Veriu nuk ka ende kapacitet që të bartë koka bërthamore në distancë të largët.Lëshimi i raketës, i fundit në një seri testesh, ishte në kundërshtim me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img