27,12,2024

RrGGK dënon fjalorin diskriminues të përdorur nga Jakup Krasniq

Must Read

rrgg

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) sot u informua nga mediat për një reagim të shkruar nga Jakup Krasniqi, lidhur me dështimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel, të cilin ai në një moment e quan delegacion “femre”.

RrGGK e konsideron këtë deklaratë absurde dhe shumë ofenduese për të gjitha gratë dhe vajzat e Kosovës, sidomos për gratë në politikë dhe vendimmarrje. Deklarata të tilla vetëm e përforcojnë diskriminimin ekzistues social, politik dhe ekonomik gjinor në Kosovë.

RrGGK e konsideron të papranueshme tërheqjen e paraleleve në mes të dështimeve në negociata dhe të qenurit grua.

RrGGK dëshiron të i rikujtoj Z. Krasniqi që shumë prej figurave më aktive, më të suksesshme dhe më të palodhshme në sferën politike të Kosovës janë gra. Gra, nga pozita dhe opozita, në nivel lokal dhe qendror, të cilat punojnë palodhshëm për të mirën e qytetarëve. Këto gra në politikë njëkohësisht ballafaqohen me diskriminim gjinor dhe gjuhë seksiste çdo ditë, dhe deklarata të tilla ofenduese vetëm e fuqizojnë dhe e riprodhojnë këtë diskriminim.

RrGGK dënon rëndë këtë gjuhës seksiste, si dhe çfarëdo lloji të justifikimit të diskriminimeve të tilla gjinore që shkelin ligjet e Kosovës. Me reagimin e tij, Jakup Krasniqi ka shkelur Ligjin kundër Diskriminimit (2015) si dhe Ligjin për Barazi Gjinore (2015). Republika e Kosovës siguron barazinë gjinore si vlerë themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë, mundësi të barabarta për pjesëmarrje të grave dhe burrave në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore dhe në fusha të tjera të jetës shoqërore.

RrGGK kërkon nga Z. Krasniqi që t’u kërkoj falje kolegeve të tij në politikë për këtë deklaratë ofenduese.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img