Rrëzohet shtylla elektrike pranë shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë  (Foto)

Must Read

Një shtyllë elektrike është rrezuar në afërsi të shkollës “Ibrahim Rugova” në Podujevë.
Në fotografitë e siguruara nga portali “Indeksonline”, shohim që një pjesë e shtyllës ka rënë në trotuar duke rrezikuar kështu kalimtarët. Kurse, deri më tani nuk ka intervenuar askush nga organet kompetenten për largimin e shtyllës.
Ndryshe, shtyllat elektrike në këtë pjesë të rrugës “Skënderbeu”  në Podujevë janë goxha të vjetra, kurse zëvendësimi i tyre është nevojë e kamotshme./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img