04,11,2025

Rrëzimi i “Obamacare”, protesta në SHBA për lëvizjen e parë të Trumpit

Must Read
Donald Trump

Donald Trump e ka bërë të qartë se rrëzimi i “obamacare”-it dhe zëvendësimi me një skemë tjetër, e cila të mbulojë të gjithë dhe të jetë më pak e kushtueshme, ka për të qenë një prej veprimeve të para të tij si president.

Plani, nga sa shpjegoi ai për “Washington Post”, është thuajse drejt përfundimit dhe shumë shpejt do të bëhet publik. Demonstruesit, megjithatë, e treguan se nuk pajtohen me lëvizjen e tij. Shumë prej tyre mbanin në duar pankarta, ku shkruhej “Mos e bëni Amerikën të sëmurë përsëri” dhe “Kujdes shëndetësor, jo kaos”.

Me argumentin se ky ligj nuk mund të përmirësohet, por duhet hartuar nga e para, republikanët e kthyen kundërshtimin e “Obamacare”-it në temë qëndrore të fushatës presidenciale. Të premten, ata arritën të kalonin në Dhomën e Përfaqësuesve, masat  që parashikojnë fillimin e procesit të përmbysjes së “Obamacare”-it, pavarësisht shqetësimeve se nuk ka ende një projekt zëvendësues dhe drojës që rrethon koston financiare të rrëzimit të reformës kryesore të presidentit demokrat në largim, Barack Obama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia Rajonale e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në rrugët Shtërpcë-Brezovicë-Prevallë, Kaçanik-Hani Elezit-Glloboçicë

Ferizaj, 04.11.2025Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë rajonin, Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img