18,12,2024

Rrëzimi i Helikopterit, vdesin 2 persona, i plagosur Gerald Baramuça

Must Read

helikopteri_1459950223-240192

Rreth orës 14:00 banorët e fshatit Grizhë, në Malësinë e Madhe njoftuan se kanë parë një helikopter që u rrëzua në liqenin e Shkodrës. Dëshmitarët thanë se fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim në ajër

Helikopteri kishte kryer një fluturim nga Farka, ku ishte nisur në mëngjes, në drejtim të Malësisë së Madhe, saktësisht në Vermosh, dhe ishte në kthim kur në orën 13:45 kishte humbur nga radarët.

Në bordin e tij kishte 3 persona, nga të cilët dy kanë humbur jetën.

Personi i plagosur nga rrëzimi i helikopterit është Gerald Baramuça. Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin e saj ministria e Mbrojtjes sqaron se në bord kanë qenë 3 persona dhe dy prej tyre kanë humbur jetën.

“Sipas planit të fluturimit helikopteri EC 145, me numër bordi 637, me 3 ekuipazh në bord, kapiten Florian Deliaj, toger Donald Hoxha dhe ushtar profesionist Gerald Baramuca, janë nisur nga Farka sot në orën 12:10 në një fluturim stërvitor në përputhje me programin e planifikuar dhe miratuar më parë.

Në orën 13:45 ka qenë kontakti i fundit që helikopteri ka pasur me Qendrën e Kontrollit dhe Raportimit në Rinas.

Pas humbjes së kontaktit, është nisur drejt zonës ku u humb kontakti një helikopter kërkim – shpëtimi.

Ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Shëndetësisë janë nisur drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës ku ndodhet njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit, ushtar profesionist Gerald Baramuca”, sqaron ministria./express

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img