29,04,2024

Rrethrrotullimi  i pa sinjalizuar që po rrezikon  vozitësit (Foto)

Must Read

Rrethrrotullimet në Ferizaj në gjendjen se si janë tani janë rrezik permanent për vozitësit dhe  një pakujdesi e vogël  e  tyre mundë të ketë pasoja fatale.

Rrethrrotullimet ,të cilat në Ferizaj u panë si zgjidhje për shkarkim   të komunikacionit dhe një lëvizje më të lehtë në gjendjen se si janë, të pa sinjalizuara, mundë të jenë edhe fatale  për pjesëmarrësit në komunikacion.

Një i tillë gjendet në magjistralen  Ferizaj-Prishtinë, afër  HIB petroll,  i cili  edhe pas një rirregullimi përveç zgjerimit të hapësirës për qarkullim  nuk ka asnjë lloj sinjalizimi.

I vetmi sinjalizim që bënë me dije se po i ofroheni një rrethrrotullimi është tabela e cila gjendet  hiq më larg se 5 metra nga rrethrrotullimi.

Fakti se ky rrethrrotullim gjendet në një rrugë kryesore, magjistralë, do të duhej të  kishte sinjalizime  shumë më herët dhe të bënë me dije vozitësit  se po i ofrohet një rrethrrotullimi, këtu,  as rrethrrotullimi nuk është i sinjalizuar.

Për shkak të ngarkesës  gjatë ditës  kur edhe shikueshmëria është  e mirë, kufizimit të shpejtësisë,  kjo  nuk paraqet edhe ndonjë rrezik të madh. Por gjatë orëve të natës kur shikueshmëria është e kufizuar, komunikacioni  me më pak ngarkesë,   atëherë gjërat ndryshojnë.

Shpesh këto situate në orët e vona bëjnë që  disa vozitës edhe të rrisin shpejtësinë dhe jo rrallë ndodhë që ky rrethrrotullim  shfaqet befasisht para tyre.  E kur  në afërsi të rrethrrotullimit ka edhe ndonjë makinë në drejtim të kundërt atëherë   këto situate mund të përfundojnë edhe me fatalitet .

Qytetarët e Ferizajt ende e kanë të freskët kur në këtë  vend pati edhe aksidente e një prej tyre edhe me fatalitet.

Se si duket ky rrethrrotullim mund të shihet edhe në fotot e mëposhtme.

13588916_1078838052163107_781219176_o 13621704_1078838025496443_526313144_o 13633312_1078838065496439_1357412860_o 13575688_1078838072163105_1983178555_o 13570113_1078838095496436_456290778_o (1)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img