Gjatë ditës së sotme Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, ka bërë shpërndarjen e centrifugave për nxjerrjen e mjaltës. Nga thirrja e publikuar përfitues janë afër 30 bletarë të cilët i kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami, është shprehur se me shpërndarjen e këtyre centrifugave bletarët do ta kenë shumë më te lehtë punën e tyre. Sipas tij, e gjithë kjo po bëhet edhe me përkrahjen e Kryetarit të Ferizajt Agim Aliu.
“Sot po shpërndajmë 27 centrifuga, apo më mirë më thanë pajisje për nxjerrjen e mjaltës për bletarët e komunës sonë nuk do të jenë të fundit që do të shpërndahen sivjet. Këto pajisje e lehtësojnë qind për qind punën e bletarëve dhe funksionojnë më rrymë centrifuga elektrike dhe janë shumë të përdorshme nga ana e bletarëve”, ka thënë drejtori Bajrami, përderisa ka shtuar se gjatë këtij viti për bletarët janë të ndara 40 mijë euro në krahasim me vitin e kaluar këtë vit janë 10 mijë euro më shumë që do të investojmë me këtë sektorë.
Fermerët ë cilët merren me bletari në fshatrat e Komunës së Ferizajt e kanë falënderuar komunën për këto pajisje të cilat vetë nuk kanë mundur t’i sigurojnë për shkak të çmimit të lartë në treg. Nehat Salihu përfitues i centrifuges së mjaltit ka thënë së gjatë vitit të kaluar kanë pasur vështirësi të shumta dhe kjo ndihmë sipas tij, është shumë e mirëseardhur.
Vlera totale e këtij projekti është 10 mijë mije euro, me participim të plotë nga ana e Komunës e Ferizajt.