25,12,2024

Rregullohet rruga “Enver Hadri” në qytet

Must Read

Ferizaj– Me këtë rast pushteti lokal premtoi edhe asfaltimin e më shumë se 30 rrugicave në pjesë të ndryshme të Ferizajt.

Rruga ” Enver Hadri” e cila lidh rrugët “Astrit Bytyqi” dhe “Rexhep Bislimi” ka filluar të rregullohet këto ditë dhe për pak kohë do të jetë edhe e asfaltuar. Ajo është e gjatë mbi 400 metra dhe buxhetit të komunës do t’i kushtojë mbi 46 mijë euro. Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa u zotua me këtë rast ky rregullim i rrugës do t’i prijë edhe asfaltimit të më shumë se 30 rrugicave në pjesë të ndryshme të qytetit. Shtruarja e rrugëve me zhavorr po tregohet joefikase, prandaj asfaltimi po shihet si zgjidhje më e qëndrueshme.

13112571_1038952999484946_547009204_o (1)

“Kjo rrugë do t’ju parapri edhe investimeve tjera në një sipërfaqe prej 30 rrugicave të rëndësishme të qytetit në të gjitha anët e qytetit për të kulmuar më vonë edhe me fillimin të realizimit të projektit për qendrën e qytetit, dhe pas studimit të fizibilitetit do të ketë një fillim të mbarë edhe të rregullimit të parkingjeve nëntokësore ku komuna jonë ka nevoje për to”, ka thënë kryetari Svarqa.

13090722_1038953156151597_672110978_o

Edhe drejtori për Infrastrukturë Gaurr Ilazi flet për kërkesa të ndryshme që i adresojnë tek ai banorët e lagjeve të ndryshme .
“Ka shumë rrugica të pa asfaltuara dhe duhet të asfaltohen. Ne tash për tash jemi duke bërë edhe rregullimin e shumë rrugicave nëpër rrugë të ndryshme të qytetit”, ka thënë Ilazi.

Ndërkaq banorët e kësaj rruge tregojnë se kishin vështërsi të ndryshme me ujë me baltë qe një kohë të gjatë. Falënderojnë komunën për angazhimin e treguar edhe në vendbanimin e tyre.
Për vitin 2016 komuna e Ferizaj po planifikon t’i realizojë mbi 96 projekte në vlerë rreth 7 milionë euro. Por si projekti më i rëndësishëm konsiderohet asfaltimi dhe rregullimi i rrugës nga fshati Babush deri në Koshare i cili lidh dy magjistrale dhe ka koston mbi 3 milionë euro. Ky projekt do të financohet nga Ministria e Infrastrukturës sikurse edhe 5 projekte të tjera në të cilat pritet të fillojnë së shpejti të punohet.

13063957_1038953232818256_1079304874_o 13112491_1038953602818219_1081512313_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img