03,05,2024

Rregullohet oborri, çatia dhe disa klasë të Shkollës Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj

Must Read

 

Gjatë ditës së sotme, i pari i arsimit ferizajas, Afrim Llabjani ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, për të parë nga afër punimet që janë kryer në renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht ndërrimin e çatisë, renovimin e disa klasave dhe korridoreve si dhe rregullimin e oborrit të kësaj shkolle.

Masat për të mundësuar kushte të favorshme për zhvillimin e arsimit profesional nisin nga infrastruktura bazike, për të cilën Kryetari i Komunës, Agim Aliu pati dhënë premtimin se do të investoj në rregullimim dhe mirëmbajtjen e shkollave në territorin e Ferizajt.

I tillë është edhe ky projekt, për të cilën kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet, që kanë rezultuar me kushte më të mira në klasa, korridore dhe çatinë e re të godinës si dhe asfaltimin e pjesës para hyrjes së shkollës që ka qenë edhe kërkesë e udhëheqjes së këtij institucioni.

Drejtori Llabjani, ka vlerësuar punimet maksimalisht duke siguruar se ka mbështetjen e plotë të Kryetarit të Komunës, Agim Aliu për investime në objektet shkollore me theks të veçantë në ato profesionale për të nxitur edhe profesionistët e rinj të bëhen pjesë e kësaj shkolle.

Ky cikël investimesh në renovimin e objekteve shkollore po ndodh dhe ka përfunduar në disa shkolla, në përmbushje të kushtit bazik për arsim cilësor, kompletimit të infrastrukturës së objekteve shkollore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img