19,11,2024

RRËFIMI I VASFIJES

Must Read

Shkruan Gazmend Badivuku

Se furtunat dhe sfidat vijnë gjithandej nga shkeli çizmja e armikut ishte dëshmia e znj. nga Stanovci i ultë gjatë shpalosjes së kujtimit më të vrazhdë që do e mban në shpirt deri n’frymën e fundit.

Kujtesat e ngjarjes së vitit 1999 i kishte më t’zeza se sakoja t’cilën e kishte veshur për intervistë. Asokohe Vasfija vajzë 16 vjeçe, si shumë vajza tjera kosovare s’kishte mundësi dhe kohë për lojë, shoqe, shkollë dhe ëndrrat e moshatarëve t’saja në një botë njerëzore.

Ajo, dhe shumë vajza tjera ndalën kohën aty, humbën arsyen për gëzime, qeshje, dhe vet jetën. Vasfija ndër vite kishte dëshiruar plumbin dhe vdekjen, por jo t’mban mbi supe t’brishta peshën e dhunës që ja shkaktuan milici dhe civili i regjimit serb. Denoncoi rastin, por drejtësia në adresën ndërkombëtare dhe vendore vonohen dhe shpesh harrohen.

Vasfija hapi zemrën dhe bëri hapin e parë për rrëfimin e jetës t’cilën nuk e imagjinoi dhe zgjedhi, rrëfeu për dhembjen që mbajti gjatë por që tronditi çdo qenie që ndjeu fjalët nën shijen e lotëve të hidhur që rridhnin nga sytë e zemrës së plaguar.

Falënderoi bashkëshortin dhe vajzat që e mirëkuptuan dhe mbështetën për shpalosjen e kujtimit më të vrazhdë në jetë.

Tani Znj. Vasfije dha sinjalin për heqjen e temës tabu, dha mundësinë për shpalosjen e ngjarjeve të ngjashme apo edhe më t’ë rënda që nëse nuk rrëfehen do të amnistojnë milicë e civilë serb që ndoshta jetojnë dhe ndodhen afër nesh si qytetar t’zakonshëm ose dhe zyrtarë institucional.

Mbaj n’mend, jemi me Ty dhe gjithë gratë e forta shqiptare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img