Rrëfimi i shtatzënës shqiptare që i shpëtoi sulmit në Stokholm

Must Read

Pak para orës 15, Besarta dhe vajza e saj Leonida, 9 vjeçare, ishin jashtë qendrës Ahlens në Stokholm, në të cilën shumë njerëz po lëviznin përgjatë “Queen Street”, kur ndodhi sulmi, shkruan expressen.se.

“E bija më tha ‘nënë a mund të më blesh një hot-dog’ pikërisht aty ku ndodhi sulmi me kamion”, ka thënë Besarta, transmeton Koha.net.

Fatmirësisht, ajo tregon se i kishte thënë jo të bijës, pasi do të hanin në Royall Hall. Ajo tregon se njerëzit rreth tyre filluan të bërtasin, të vrapojnë dhe të thonë se është një bombë në kamion.

“Diçka shpërtheu. Njerëzit përreth, rojet, të gjithë bërtisnin ‘vraponi’. Dikush tha që është bombë, dikush gaz. Dëgjuam britmat. Filluam të vraponim por nuk e dinim se prej nga po vinte. Vetëm kur kamioni ishte një fije floku larg nga ne. Kërceva larg duke tërhequr të motrën dhe bijën time”, ka thënë Besarta.

Nga afër ato kanë parë tmerrin që ndodhi në këtë sulm, ndërsa thotë se, “asnjëherë nuk do të harrojë ato pamje”.

Në këtë sulm me kamion sot humbën jetën katër persona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img