27,11,2024

Rrëfimi i kosovarëve që humbën mijëra euro në bixhoz (Video)

Must Read

Prandaj, shumë qytetarë, bixhozin e shohin si një mënyrë të shpejtë të fitimit të parave dhe pasurimit. Fitorja eventuale, qoftë edhe e një shume të vogël, nxitë dëshirën për të luajtur. Nuk përjashtohet mundësia që të fitosh përsëri. Dhe përsëri.

Derisa vjen një moment kur fati të kthen shpinën. Kjo është historia e dy personave, të cilët kanë folur ekskluzivisht për emisionin Udhëve në RTK, për varësinë e tyre ndaj lojërave të fatit. “Humbja ma e madhe për mu ka qenë kur kamë fitu. Kur kom fitu une qajo u kanë humbja ma e madhe. Pse? Se kom kujtu që gjithë shkon qashtu. I shti pesë euro edhe i fitoj 50 ose 100. Po ma n’fund jom mvarë prej tyre edhe nuk ish kanë ashtu. Domethënë sa herë kom shku, kom hupë.” – ka thënë njëri nga këta dy personat për emisionin Udhëve në RTK. Ata kanë humbur gjithçka.

Thonë se lojërat e fatit kanë bërë që ata ta shkatërrojnë edhe familjen dhe rrethin e tyre. “Shumë keq ka ndiku, psh une ka bo vaki që kom punu ndërtimtari 15 orë, mas asaj nvend se me shku me ble dicka për familje jom shku drejt nKazino. E kur kom humb, fmija edhe gruja kanë pritë që po qoj gjana elementare për shpi. Me atëfar nervoze me atë problem jom shku nshpi. Edhe kom bo problem te gruja, te fmija saqë ma ka pru punën te ndarja me gru edhe prishja e familjes komplet” – vazhdon rrëfimin e tij ky person.

Edhe personi tjetër ka treguar se si e ka dëmtuar familjen e tij, duke ndjekur dëshirën që të pasurohet brenda natës. “Jam shku kamë punu, ni pagë ditore edhe nqofse i kom marrë 10 euro 20 euro, në mbrëmje jom shku edhe me shpresë që po fitoj edhe i kom hupë edhe ato edhe jom metë keq edhe për veti. Kështuqë ka ndiku edhe n’familjeHumbjet e tyre janë të mëdha. “Prej se luj unë, me i thanë dikuj nuk beson, saqë kushedin për cfarë rasti nuk kisha mujt me i mbledhë sa i kom tubu për kazino. Që i bjen domethënë dikun rreth 800 mijë euro” – shton ai.

Lojëra fati gjenë pothuajse në çdo lagje të Kosovës. Në to çdo ditë hyjnë e dalin persona të prekur nga sëmundja e pasionit për tu pasuruar brenda natës. Jnaë mijëra qytetarë që sillen rreth këtyre lojërave me shpresën se do të gjejnë fatin e tyre. Por, kjo pritiej e tyre u kthehet në një grackë të madhe ekonomike e sociale, që rëndon direkt mbi familjet e tyre.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img