Këto janë vetëm dy shenjat nga shtatë të tjera në trupin e njërës nga viktimat e dhunës seksuale të marra gjatë luftës në Kosovë. Kujtimet e saj edhe 17 vjet pas luftës janë ende të freskëta.
50-vjeçarja rrëfen për Tribuna Channel, maltretimet dhe tmerret që ka përjetuar gjatë luftës.
Dhimbja e saj sa vjen e shtohet, kur kujton se e ka të vrarë, babën, burrin, dy fëmijë, një motër dhe hallën.
Ajo thotë se e kanë ngritur zërin tek të gjitha institucionet. Për të gjithë ata që kanë përjetuar një tmerr të tillë, ajo u bën thirrje të mos heshtin.
Plagët e saj, përveç dhimbjes, ato tashmë janë bërë edhe kujtim për momentet e tmerrshme që i kishte përjetuar.
Për më shumë ndiqeni kronikën.Gazeta Tribuna