Ai thotë se ka zgjedhur të mbajë dy gra, më të cilat ka edhe 10 fëmijë me qëllim që e dyta të përmirësonte gruan e parë, atë që e mori me dashuri e që më pas filloi ta kundërshtojë.
“Ajo bëhej nervoze, bërtiste dhe nuk ma dëgjonte fjalën”,- tregon Besnik Basha.
Gruaja e parë për të cilën flet, Rudina 36-vjeçare e ka plagosur ndërsa ai ishte në gjumë, për shkak se u bë xheloze për gruan e dytë gjatë muajit korrik. Besniku ka apeluar që drejtësia ta falë atë, ndërsa tregon me detaje se çfarë ka ndodhur mes tyre.
RREFIMI I PLOTE
Zoti Besnik ju jeni praktikant i fesë myslimane që prej 2001. Pse zgjodhët këtë rrugë?
Ju deklaroni që keni jetuar me dy gra, jeni baba i 10 fëmijëve çfarë mund të na thoni për moralin?
Besniku: Kam qenë i martuar me Rudinën para se ti futesha praktikimit të fesë
Sa e pranoi ajo?
Besniku: Në këtë fe nuk ka urdhërim. Ajo pa zgjedhjen time, ne duheshim njëri-me tjetrin i pëlqeu zgjedhja ime, u kënaq që hyra në këtë fe. Unë isha edhe me shkollë të lartë. E lashë alkoolin, iu përkushtova fesë dhe ajo pas kësaj i hyri fesë me dëshirë.
Si je njohur me Rudinën?
Besniku: Njohja jonë ka qenë me shkuesi në Bulqizë. Shkova e pashë, më pëlqeu dhe u lidhëm me njëri-tjetrin.
Si ka qenë martesa suaj deri në 28 korrik të vitit 2001?
Besniku: Nuk desha ta hap këtë çështje, por po jua them… Pas martesës pati mosbindje karshi meje.
Mos e trajtonit si skllave?
Besniku: Përkundrazi, Kur të urdhëron burri për diçka duhet ta bëjë gruaja…
Edhe kur nuk i pëlqen?
Besniku: Po unë nuk i kam bërë asnjë lloj pakorrektësie, ajo kishte nerva, bëhej shpesh nevrike …
Xhelozia mund të jetë prezente, por Allahu a e lejon që të bëni gruan xheloze?
Besniku: Jo nuk është ashtu. Nuk e thotë Allahu ashtu. Mendoja se ajo do përmirësohej. I kam bërë thirrje Rudinës që të përmirësohet, pasi do kalojmë jetën bashkë.
Po ndoshta duhet të përmirësoheshit ju?
Besniku: Po dhe unë duhet të isha përmirësuar. Nuk kisha njohuri të mjaftueshme për çështjen.
Në 2001 u bëtë praktikant i fesë myslimane, e detyruat Rudinën t’ju ndiqte?
Besniku: Jo nuk e kam detyruar, ajo e ka ndjerë.
Si nisi praktikimi i Rudinës drejt fesë myslimane?
Besniku: Etapat e fesë vinë me shkallë. Nuk vjen feja menjëherë. Unë nuk e mbaj mend si filloi. Problemi im i parë ka qenë që të largohet nga adhurimet e kota. Teqe, hoxhallarë. Ajo është bind që është kjo çështje. Ndaj unë i kam thënë se nëse do që të përqafosh Zotin, i kam thënë që të fal Namazin. Ajo e ka falur.
Gjithmonë me dëshirën e saj?
Besniku: Po.
U largua nga banesa ju apo Rudina?
Besniku: Rudina u largua nga banesa.
Ndërkohë ju keni nisur lidhje jo martesore?
Besniku: Po. Kur mendova se do përmirësohej, ajo u bë keq. Ajo ishte xheloze, pasi më donte shumë.
Nuk i hodhët benzinë zjarri duke marrë nuse tjetër?
Besniku: Jo nuk e dija këtë gjë.
Ju shkuat te Rudina kur e kishit njohur?
Besniku: Po kur ia komunikova Rudinës ajo nuk e aprovoi vendimin. Unë i thashë Rudinës dua të marr dhe një grua tjetër. Ajo nuk e pëlqeu këtë fakt. Unë i thashë se dhe Zoti e ka lejuar këtë vendim.
Për sa kohë jetove me dy gra?
Besniku: Që nga 2008 deri në maj të këtë viti kam jetuar me dy gra.
Si i menaxhoje?
Besniku: Siç jeton çdo burrë me gratë e tyre.
.