14,09,2025

Rrahu vajzën e tij 14-vjeçare, arrestohet recidivisti i dhunës në familje në Kaçanik

Must Read

Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  sot rreth orës 18:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kaçanikut ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.L (M/K) 34 vjeçar- recidivist i dhunës në familje.

I njëjti me datën 11.12.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësorë.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img