04,09,2025

Rrahman Rama vizitë në Komandën e Ushtrisë Amerikane për Evropë

Must Read

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht pati takime me gjeneralin Hodges dhe stafin komandues ku falënderoi gjeneralin Hodges për mbështetjen dhe bashkëpunimin që Ushtria Amerikane për Evropë dhe SHBA në përgjithësi është duke e dhënë për FSK-në.

Gjithashtu komandanti i FSK-së, gjeneral Rama shprehi mirënjohje për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e ushtarëve të Ushtrisë Amerikane në Ushtrimin fushor “Shqiponja 5” dhe me këtë rast, e njoftoi gjeneralin Ben Hodges, për zhvillimet në FSK dhe rreth procesit të planifikimit dhe përgatitjes për Forcat e Armatosura të Kosovës(FAK).

Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë, gjenerali Hodges shprehi gatishmërinë që të vazhdon me mbështetjen e FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve të saj dhe vazhdimin e ngritjes profesionale të pjesëtarëve të FSK-së. Ai gjithashtu shprehi mirënjohjen dhe entuziazmin e tij për profesionalizmin dhe gatishmërinë e pjesëtareve të FSK-së, që ai i ka parë gjatë vizitës së tij në Kosovë.

Gjate dy ditëve të vizitës, gjeneral Rrahman Rama u njoftua me planet dhe angazhimet e Ushtrisë Amerikane për Evropë, si dhe për mundësitë trajnuese dhe pjesëmarrjes në ushtrime të ndryshme bilaterale dhe shumëkombëshe.

Gjatë kësaj vizite të dy komandantet u dakorduan qe të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdohet me mbështetjen e FSK-së, në mënyrë që të bëhet forcë kontribuuese e sigurisë.

 

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nga 4 deri më 6 shtator do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të Kosovës, zbulohet arsyeja

Policia e Kosovës ka njoftuar se rrugët kryesore të vendit do të mbyllen për qarkullim gjatë tri ditëve të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img