29,04,2024

Rrahje Mes Nxënësve në Kaçanik

Must Read

Një përleshje mes nxënësve ka  ndodhur sot rreth orës 13:30 në Kaçanik.

Zëvendës drejtori rajonal i policisë për Ferizaj, Basri Shabani ka konfirmuar rrahjen e nxënësve, ndërsa shtoi se nuk ka pasur ndonjë të lënduar apo të therur.

Basri Shabani, Zëvendës Drejtor rajonal i Policisë për Ferizaj, tha për KALLXO.com se nxënësit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore ndërsa disa prej tyre janë duke u intervistuar.

“Në Komunën e Kaçanikut ka ndodhur një përleshje mes nxënësve mirëpo nuk kemi të lënduar. Disa prej tyre janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë duke u intervistuar por asnjë prej tyre nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Shabani.

Sipas tij, ende nuk dihen shkaqet e përleshjes pasi që ende nuk janë intervistuar të gjithë ata që janë dërguar në polici.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img