28,12,2025

Rrahje masive në Ferizaj

Must Read

Pas një rrahjeje mes shtatë personave që sipas raportit të përditshëm të policisë ndodhi dje në Ferizaj, njëri nga të përfshirët në të u shtri në spital, ndërsa katër të tjerë iu nënshtruan trajtimit mjekësor.

Policia njofton se i shtriri në spital po ruhet nga forcat e saj, ndërsa rrahja sipas policisë ndodhi për shkak të një mosmarrëveshjeje.

Këta të dyshuar për vrasje në tentativë dhe pjesëmarrje në rrahje janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit njërit prej tyre i është caktuar masa e ndalimit policor, e tre të tjerë janë liruar me procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj hap Panairin e Bizneseve Artizanale për promovimin e prodhuesve vendorë

Sot, në Ferizaj ka filluar Panairi i Bizneseve Artizanale, i organizuar nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img