Siguria në shkolla ende mbetet sfidë për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Ratset e rrehjes dhe sjelljeve aarogante nëpër oborre të shkollavë po brengosin jo vetëm stafin mësimorë por edhe prindërit të cilët po kërkojnë që të merren masa për sigurinë në shkolla.
Ndryshimi i planit operativ të Policisë Rajonale për policinë në komunitet si duket ka ndikuar në rritjen e rasteve të dhunës nëpër shkolla.
Një rast i tillë ka ndodhur në oborrin e shkollave të Gjimnazit “Dr. Shaban Hashani” dhe të mjekësisë “Elena Gjika” ku shumë nxënës janë përfshirë në një rrahje masive në oborrin e shkollave.
Ky rast përmes videos është përcjellë në redaksinë e Ferizajpres nga qytetarë të rastit të cilët siç thonë kanë mbetur të trishtuar.
Në video shihën një grumbull i nxënësve të cilët rrahen mes veti.
Nuk dihet arsyeja e rrahjes dhe a ka pasur të lënduar në këtë rast.
Por kjo duhet të jetë një sinjal për të gjithë strukturat relevante që këtë problem ta shqyrtojnë seriozisht dhe të merren masa në rritjen e sigurisë rreth objekteve shkollore.