Rrahje, kanosje me armë dhe arrestim në Ferizaj

Share

Një incident i rëndë që përfshin rrahje, kanosje dhe përdorim arme ka ndodhur në Ferizaj, duke çuar në ndërhyrjen e policisë dhe ndalimin e një personi.

Ngjarja është raportuar më 17 mars rreth orës 18:25, në rrugën “Rexhep Bislimi”, ku fillimisht është raportuar për një rrahje në progres.

Sipas të dhënave, konflikti ka nisur pas një mosmarrëveshjeje verbale mes Z.H., rreth 68-vjeçar dhe V.P., rreth 22-vjeçar, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike, ku në ndihmë të Z.H. kishte ndërhyrë edhe R.H., rreth 23-vjeçar.

Pas një ndërprerjeje të shkurtër, palët janë rikthyer sërish në vendin e njëjtë, ku konflikti ka vazhduar me përleshje të reja, ndërsa situata ka agravuar edhe më tej.

Në këtë fazë, sipas hetimeve, O.H., rreth 22-vjçar dhe S.H., rreth 59-vjeçar kanë kanosur viktimën A.P., reth 27-vjeçar, ku gjatë kanosjes është përdorur edhe një armë zjarri.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka arritur të sekuestrojë nga i dyshuari O.H.:

Një armë zjarri me karikator “Zavodi Crvena Zastava”,

Katër (4) fishekë të kalibrit 7.62 mm,

Një armë zjarri të imituar.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale:

“Sulmi”,

“Kanosja”,

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me vendim të prokurorit, O.H. është ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj personave të tjerë janë ndërmarrë veprimet përkatëse procedurale.

Rasti mbetet në hetime.

Të ngjashme: