Rrahen në pikë të derivateve, arrestohen tre persona në Ferizaj

Must Read


Të dielën në mëngjes, policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion së është një rast i përleshjes fizike në mes tre personave në rrugën ‘’Reçaku’’, në pikën e karburantit ‘’Hib Petrol’’ në Ferizaj.

Policët e stacionit në Ferizaj menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë nisur hetimet.

Pas një pune hetimore , grumbullimit të informacioneve në terren, policia i ka identifikuar e më pas i ka arrestuar tre të dyshuarit: I.I., i moshës 29 vjeçar, A.P., i moshës 51 vjeçar dhe K.S., i moshës 34 vjeçar.

Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img