21,09,2025

Ronaldo sot mbërrin në Torino, nesër zyrtarisht nis aventurën te Juventusi

Must Read

Ylli portugez këtë verë nënshkroi për ‘Bianconerët’ në një marrëveshje prej 100 milionë euro, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në histori për moshën e tij.
33 vjeçari sipas medieve në Itali, sot do të mbërrij në Torino, ndërsa nesër do të fillojë të stërvitet për sezonin e ri.
Pjesa më e madhe  skuadrës së Juventusit ndodhet në Amerikë ku po luajnë në turneun ‘International Champions Cup’, por në Itali për stërvitje ndodhen Dybala, Cuadrado, Costa, Higuain dhe Bentancur. Këtij grupi nga nesër do t’iu bashkohet edhe Cristiano Ronaldo.
Matuidi, Mandzukic dhe Pjaca do të rikthehen më vonë në stërvitje, pasi Franca dhe Kroacia luajtën në finale të Kupës së Botës në Rusi./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Masat e shtuara në komunikacionin rrugor në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt, gjatë 24 orëve të fundit, ka shtuar prezencën në rrugë me qëllim parandalimin e aksidenteve....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img