Portieri i Real Madrid, Keylor Navas, duket se ka patur ndikim në het-trikun e Cristiano Ronaldos.
Portieri nga Kosta Rika, përkundër faktit se nuk pati shumë punë në takimin Real Madrid – Wolfsburg, duket se e ka ‘asistuar’ Realin në këtë takim.
Para se Ronaldo të ekzekutonte goditjen e dënimit, ku portugezi shënoi het-trik, Navas vrapoi nga porta e tij te Ronaldo për ta këshilluar atë, përcjell Gazeta Blic
Ronaldo pas ndeshjes e zbuloi se çfarë i kishte thënë Navas, para gjuajtjes së lirë.
“Ai e di si mund ta godas unë topin në gjuajtjet e lira, kështu që më tha ta gjuaj atë ngadalë, dhe unë e bëra pikërisht këtë”, tha Ronaldo.
Shikoni vrapimin e Navas dhe supergolin e Ronaldos më poshtë. /Gazeta Blic/
https://www.youtube.com/watch?v=3nEpMUGcfio