Drejtori sportiv i Romës, Monchi, ka folur për dështimin e transferimit të Malcom.
Ai tha që klubi verdhekuq po konsideron të ndërmarrë masa ligjore, përcjellë “Lajmi.net”.
“Ne po i shohim mundësitë tona ligjore që të reagojmë për këtë që ndodhi. Është e vërtetë që nuk ka nënshkrim të kontratës, por ka shumë mesazhe për mbylljen e marrëveshjes”, deklaroi Monchi për kanalin zyrtar të Romës.
“Ne arritëm marrëveshje në ora 17:00 me klubin dhe me agjentin e lojtarit dhe u dakorduam që Malcom të fluturojë drejt Romës në ora 21:00 për ekzaminimin mjekësor”.
“Më pas na thanë që të ngritim përsëri ofertën sepse Barcelona e ka bërë një më të mirë, por unë iu thash jo”, shtoi Monchi. /Lajmi.net/
Must Read