26,12,2024

Roli i Gruas në Lirinë e Pavarësinë Kosovës

Must Read

Shkruar: PhD Salihe Salihu

Roli i gruas shqiptare për lirinë e Kosovës është shquar në çdo epokë të
historisë sonë kur populli dhe trojet tona kanë qenë në rrezik. Lufta jonë për liri
ishte rrugë e gjatë por populli ynë kur nuk u pajtua me gjendjen e robërimit,
nga asnjë pushtues. Pushtimin e robërimin e luftoj edhe gruaja bashkë me
burrin. Për heqjen e prangave të robërisë kontributi i gruas shqiptare shquhet
në gjitha epokat por kontributi më i freskët i gruas shqiptare është lufta për
lirinë e pavarësinë e Kosovës.
Lufta për lirinë e Kosovës i ka rrënjët që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore,
kur u mposht robëria nga pushtuesit gjerman mirëpo Kosova u riokupua nga
sllavët, kështu që kauza për lirinë e popullit shqiptarë të Kosovës nuk u
përmbyllë. Populli shqiptar i Kosovës për tu çliruar nga ky ripushtim ju nevojit
sakrifica të mëdha deri në vetëmohim.
Në këto sakrifica gruaja shqiptare me përkushtim dhe vendosmëri u radhitë
krah për krah me burrat që të luftojnë për liri e për pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo gruaja shqiptare edhe para se të shpërthente fronti i luftës së hapur
ishte e angazhuar në grupe ilegale të asaj kohe pa kursyer as jetën në
mbështetje të lirisë e pavarësisë. Si ilustrim për angazhimin e femrës shqiptare
kam intervistuar një grua që flet për kontributin e gruas. Gruaja e intervistuar
është Advie Morina e cila është lindur në burgun e Serbisë meqë nëna e saj
Zyme Turjaka Morina ishte burgosur nga forcat e regjimit serb kur ajo ishte
shtatzëne.
Zyme Turjaka Morina si aktiviste e Frontit Nacional Demokratik Shqiptar u
burgos në vitin 1949. Forcat policore e marrin Zymën në shtëpi dhe me duar në
brumë ia vendosin prangat. Për regjimin serb nuk mjaftonte vetëm prangosja
dhe burgosja e Zyme Turjaka Morina por ata kishin për qëllim edhe të futnin
tmerr e panik në popullatën shqiptare.
Me këtë qëllim për ta demonstruar forcën e tyre pushtuese ata përdornin
strategji psikologjike për të mbjellje frikë e tmerr. Në rastin e Zyme Turjaka
Morina të cilën e prangosin në shtëpi dhe e marrin ashtu të lidhur për të ecur
në këmbë nëpër rrugët e qytetit të Pejës deri te çelia e burgut. Zyma bashkë

me burrin e saj Shani Morina, burgosen dhe maltretohen. Ndëshkimi ndaj këtij
çifti ishte që ti frikojnë shqiptarët për t’u aktivizuar në luftë për çlirim. Mirëpo,
vërtetë ky rast dëshmon se gruaja luftonte e sakrifikohej krahas burrit, por
athua sa është numri i grave që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës?
Pra, me cilësi të sakrificës dhe të vetëmohimit u radhitet gruaja shqiptare në
organizata ilegale me qëllim që të jep kontributin e vet për lirinë e Kosovës.
Gruaja shqiptare morri pjesë edhe në protesta e demonstrata me kërkesën për
lirinë e Kosovës. Burgjet e ish federatës jugosllave ishin të mbushura edhe me
femrat shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare. Për këtë flasin edhe dëshmitë se
kur u dënuan disa anëtare të grupit “Shote Galica” të qytetit Ferizaj-it, në vitin
1983 në mesin e tyre edhe unë e shumë të tjera, pasi u shqiptua dënimin me
burg nuk kishte vende të lira nëpër burgjet e Kosovës dhe koha për ekzekutimin
e dënimit u shty deri sa të lirohet ndonjë vend nëpër burgje.
E burgjet e Kosovës gjatë viteve të 1980-ta vërtetë ishin të mbushura me bija
shqiptare si Trendëlina Labënishtin, Ajshe Gjonbala, Hafide Topalli, Nazire
Zogaj, Nazife Xhemajlin, Gjyle Krasniqin, Zyrafete Manaj, Havë Shala, Shahadije
Neziri e shumë e shumë të tjera.
Edhe në diasporë Gruaja shqiptare në mënyrë aktive morri pjesë në
organizimin e tubimeve, protestave e demonstratave për të sensibilizuar
kauzën e popullit shqiptar. Dekadë pas dekade këtë mision gruaja shqiptare e
përmbushi duke informuar shtetet e botës për gjendjen e aparteid në Kosovë.
Lufta e agjitimit dhe e organizimit nuk ishte frontale por ishte një front lufte i
padukshëm përplot rreziqe e sakrifica të pa numërta e të pa matshme.
Gruaja shqiptare u inkuadruar drejtpërdrejtë edhe në frontin e luftës. Në
jehonën e pushkëve të Luftës së UÇK-së u dëgjuan edhe krismat nga radhët e
gruas shqiptare të cilat luftonin për lirinë e Kosovës. Ndër figurat më të njohura
dhe që mund të paraqet përfaqësim të dinjitetshëm për të gjitha luftëtarët e
lirisë së Kosovës është padyshim heroina e kombit “Xhevë Krasniqi Lladrovci”.
Mirëpo, gruaja shqiptare nuk u ndal vetëm në sakrificat për liri e pavarësi të
Kosovës por u angazhua edhe në luftën e popullit shqiptar në Maqedonin. Në
këtë luftë morri pjesë edhe heroina ferizajase Hyrë Emin (Mira) e cila më parë
ishte ushtare e UÇK -së e më pas u radhitë edhe në Ushtrinë Çlirimtare
Kombëtare së bashku me bashkëluftëtaren Vjollca Fazliu.
Pa mbështetje e gruas shqiptare dhe aktivitetit të grave në këto procese bazuar
në faktet historike nuk do të rritej dhe frymëzohej lufta për liri. Për të fituar
bindjen për këtë mjafton të rikujtoni sakrificën e gruas tek familja e
komandantit legjendar Adem Jashari. Qëndresa e grave të familjes së Jasharëve

për të qenë krah për krah me burrat dha jehonë anembanë botës dhe u
shndërrua në çelësin e artë për të argumentuar me fakte se armiku vranë jo
vetëm burra por edhe gra, fëmijë e pleq civilë.
Pikërisht nga sakrifica e grave, fëmijëve e pëlqeve u tronditi e tërë bota dhe
lufta jonë fitoj përkrahje dhe mbështetje nga gjithë bota demokratike. Mirëpo,
aktet e vrasjes së grave, fëmijëve e pëlqeve ishin po ashtu faktor mobilizues për
gjithë shqiptarinë që filloj të kërkonte armë të vetë-mbrohej. Kështu që lufta e
UÇK -së morri mbështetje dhe u zgjerua e u fuqizua në gjithë Kosovën.
Me fuqizimin e luftës për liri kthim mbrapa nuk kishte për popullin shqiptar të
Kosovës. Këtë determinim për tu sakrifikuar deri në vdekje në mënyrë
eksplicite dhe implicite e kuptoj edhe faktori ndërkombëtar dhe i doli në
ndihmë popullit tonë deri në çlirim.
Këto argument flasin shkurt por bindshëm se Liria e Pavarësia e Kosovës është
e ujitur edhe me gjakun e sakrificën e gruas shqiptare dhe jam thellësisht e
bindur se pa sakrificën e grave nuk do të mund të fitonim lirinë. Pa angazhimin
e gruas shqiptare fillimisht për ta përkrah UÇK -në e më pas edhe për tu bërë
pjesë e UÇK -së nuk do të mundej të artikulohej e të përkrahje çështja e lirisë
dhe pavarësisë së Kosovës.
Në luftën për lirinë e pavarësinë e Kosovës gruaja shqiptare dëshmoj heroizmin
dhe u sakrifikua deri në vet-mohim. Prandaj, gratë janë pjesë e pandashme në
të gjitha përpjekjet për liri dhe pavarësi të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img