25,11,2024

Rohani: Do qëndrojmë pranë qeverisë së popullit turk

Must Read

Presidenti iranian, Hassan Rohani ka biseduar në telefon me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan të cilin e ka lavdëruar për rikthimin e stabilitetit në Turqi.

“Ne jemi të lumtur që kemi parë rikthimin e stabilitetit në shtetin mik të Turqisë”, Rohani është cituar të ketë thënë nga agjencia zyrtare e lajmeve, IRNA. “Paqja dhe stabiliteti në Turqi do të çojë drejt përmirësimit të paqes dhe sigurisë në tërë rajonin”.

Rohani ka thënë se Teherani ka vëzhguar me kujdes zhvillimet në Turqinë fqinje prejse Erdogani e ka shtypur përpjekjen për grusht shtet kundër presidencës së tij.

Lideri iranian e ka përshkruar grusht shtetin si “një test për zbulimin e armiqëve dhe miqëve brenda dhe jashtë vendit”.

Ai ka shtuar se Irani ka “qëndruar pranë dhe do të qëndrojë pranë qeverisë së popullit të Turqisë”.

IRNA e ka cituar Erdoganin duke thënë se “situata është duke u kthyer në normalitet, por është ende herët të thuhet se gjithçka ka përfunduar”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img