06,05,2024

Rizvanolli: Nuk e Mbështes ISIS-in

Must Read

Fatos Rizvanolli tha në gjykatë se është kundër ideologjive të organizatave terroriste.

Fatos Rizvanolli, i akuzuari për rekrutim në terrorizëm mohoi në gjykatë se mbështet ideologjinë e ISIS-it.

“Unë dhe familja ime dënojmë çdo akt terrorist të kryer nga kushdoqoftë dhe kudoqoftë, ISIS, apo “Al Nusra”, në Siri apo kudoqoftë. Nuk mbështes ideologjinë e ISIS-it dhe asnjë organizate tjetër terroriste,” tha Rizvanolli.

Ai mohoi se ndihmoi financimin ose rekrutimin për këto grupe terroriste.

“Asnjëherë nuk kam mbështetur, ndihmuar apo financuar asnjë individ apo grup të caktuar që është marrë me aktivitete terroriste dhe kjo do të provohet gjatë shqyrtimit gjyqësor,” tha Rizvanolli.

Avokati i tij Besnik Berisha i propozoi gjykatës që dëshmitar i mbrojtjes të jetë Zeqirja Qazimi, ish-imami i dënuar po për rekrutim në terrorizëm.

Sipas Berishës, Qazimi do të demantojë pretendimet e prokurorisë.

Sot në seancën e gjykimit të Fatos Rizvanollit duhej të dëshmonte i ftuari nga prokuroria Ismajl Selimi, por ai nuk u paraqit në gjykatë, ndërsa gjykata nuk kishte prova se Selimi ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.

10:24

Fatos Rizvanolli i akuzuari për rekrutim në terrorizëm u deklarua i pafajshëm.

Rizvanollit në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj iu lexua aktakuza nga prokurori i Prokurorisë Speciale Elez Blakaj.

Pas leximit të aktakuzës ai u pyet se si ndihej në lidhje me akuzën për rekrutim në terrorizëm. Rizvanolli kësaj pyetje iu përgjigj me fjalët se ndihej plotësisht i pafajshëm.

Aktualisht në gjykatë është duke u paraqitur fjala fillestare e palëve.

Më 23 shtator KALLXO.com shkroi për dënimin e Musa Ademit me pesë vjet burg për rekrutim në terrorizëm.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img