15,09,2025

Rivarroset Dëshmori i Kombit, Hysni Kajtazi

Must Read

 

Pasditen e sotme, me një ceremoni shtetërore, pas vendimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, është bërë rivarrimi i eshtrave të Dëshmorit të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Kajtazi, nga varrezat e fshatit Polac të Komunës së Skënderajt në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së.

Dëshmori i Kombit Hysni Kajtazi ra për të mos vdekur kurrë në betejën e 14 dhjetorit të vitit 1998, në kufirin shqiptaro-shqiptar, në vendin e quajtur “Likenet e Hasit”, ku ishte pjesë e formacionit luftarak të UÇK-së, në krye me komandantin Mujë Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img