25,12,2024

Rita Ora: Isha e obsesionuar me komentet online

Must Read

Ajo ka treguar se në fillim të karrierës ka qenë e obsesionuar me komentet online Ylli me famë botërore, Rita Ora ka marrë pjesë dje në kampanjën kundër komenteve negative, “Enough is enough”. Qëllimi i kësaj kampanje të “Rimmel”, që titullohet “#IWILLNOTBEDELETED” është që t’i motivojë njerëzit të shfaqin vetën ashtu siç janë në rrjetet sociale. Lidhur me këtë për BBC, Rita Ora ka treguar se në fillim të karrierës ka qenë e obsesionuar nga komentet negative, gjë që këngëtaren e shtyu të mendonte se a do të vazhdojë të merrej me muzikë, shkruan rtv.21 Duke folur rreth ngacmimeve seksuale, Rita Ora ka thënë se femrat targetohen për mënyrën se si duken. Ajo ka thënë se e ka ndjerë efektin, por i ka inkurajuar të tjerat të mos abuzojnë me vetëbesimin e tyre. “Vetëm 44% të femrave kanë raportuar ngacmimin. Mendoj që është shifër e ulët dhe që i ndikon njerëzit, dhe dëmton shëndetin mendor të njerëzve. Është një çështje shumë e madhe për mua. Në fillim karriera ime varej plotësisht nga komentet dhe unë kisha mendime të tmerrshme. Kjo më shtyu të mendoja se a dua të merrem me muzikë. Këshilla ime është që të ndihmoni shoqërinë tuaj online dhe që duhet t’i motivoni sa më shumë që të jenë vetja”, ka thënë Rita për BBC, transmeton rtv21.tv Rimmel ka bërë partneritet me organizatën bamirëse kundër ngacmimeve “The CyberSmile Foundation”, për të zhvilluar një mjet  që do t’u sigurojë të rinjve qasje në mbështetje dhe burime lokale për t’u marrë me incidentet e cyberbullying-it.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img