Rita Ora “djeg” skenën në premierën e filmit “He Bled Neon” në SXSW

Share

Rita Ora po tërheq vëmendjen me rolin e saj në filmin “He Bled Neon”, i cili debutoi në festivalin prestigjioz SXSW.

Ajo luan një karakter eksotik, një ish-anëtare e grupit, e pasionuar dhe e pamëshirshme, e përshkruar si një nga momentet më të spikatura të filmit.

“…Luftim brutal trup më trup – dhe një moment veçanërisht shpërthyes që përdor Megan [Rita Ora] – vërtet bie në sy.

Kritikat e para theksojnë energjinë dhe prezencën e saj në ekran, duke e bërë performancën e saj të jetë një nga pikat kryesore të filmit.

Filmi, i drejtuar nga Drew Kirsch, kombinon atmosferën e klubeve të natës, autostradat e shkretëtirës dhe aksionin e egër, ndërsa Rita Ora sjell një dimension emocional dhe të papritur në historinë e hakmarrjes dhe të së kaluarës që ndjek personazhet.

Ky rol i ri tregon për aftësitë dramatike të Rita-s dhe përkushtimin e saj ndaj projekteve që shkojnë përtej muzikës, duke e vendosur atë në radarin e Hollywood-it edhe si aktore me prezencë të fortë në ekran.

Të ngjashme: