Ferizaj

Rin’ON shpërndanë ndihma ushqimore për familjet në nevojë

By FerizajPress

July 04, 2016

Rin’ON  organizon aksion  humanitarë   për muajin e Ramazanit dhe Festës së Fitër Bajramit.

Javën e kaluar klubi Rin’On fillimisht mblodhi të holla në qendër të qytetit të Ferizajt me sofër dhe me këngëtare të klubit.

Gjithashtu ata hapën  ekspozitën me fotografie nga XhonB, ku këto të holla të cilat u mblodhën nga këto dy net u shpenzuan për ndihmë për 10 familje cilët përfituan ndihma  ushqimore për nder të Festës së Fitër Bajramit.

Vullnetarët të cilët ishin pjesë e këtij aksioni u ndanë tejet të kënaqur nga qytetarët të cilët nuk përtuan të ndihmonin edhe me të holla.

Pjesë e këtij aksioni ishte edhe kompania  Albana  e cila bëri bartjen e paketave  ushqimore falas në fshatra të ndryshme.

Rin’ON  uron secilin qytetarë human që ndihmuan në prag të kësaj Feste të begatshme e nuk menduan për të ngopur vetëm familjet e tyre.

Klubi Rin’ON premton edhe aktivitete të tjera humanitare për të ndihmuar qytetarët në nevojë!