30,12,2024

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Must Read

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur nga uji pas një shiu të vogël.

Ky aktivitet është bërë kundër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, për shkak të gjendjes në të cilën është magjistralja Prishtinë-Ferizaj.

Sipas tyre, 9 deputetët nga Ferizaji në radhët e pushtetit, po i kundërshtojnë propozimet e Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvend.

POSTIMI I PLOTË:

Ministër a po na sjellë anije?

Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn.
Ministër ku është peshku?

Këtë të shtunë e nisa me RDK-në në Ferizaj, bashkë dolëm për të peshkuar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës udhëhequr nga Liburn Aliu qe disa vite me radhë po na bënë dhuratë liqenin në arterien kryesore të qytetit. Të gjitha i gjetëm në magjistrale, por vetëm peshkun jo.

Në buxhetin për vitin 2024, qeveria Kurti nuk ka ndarë asnje cent për projekte të reja kapitale për Ferizajn.

9 deputetë të VV-së nga Ferizaj iu thanë jo të gjitha propozimeve të deputetëve ferizajas nga PDK-ja për qytetin tonë.

A po jetojnë në Ferizaj ministri Hekuran Murati e nëntë deputetët e tjerë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img