05,05,2024

Rikthehet Movienight nga Klubi Rin’ON

Must Read

Pas një pushimi një muajsh rikthehet Movienight nga Klubi Rin’ON ku çdo të premte prej orës 18:00 në Qendrën e Kulturës shfaqen filma pa pagesë.

Ky projekt ka filluar që afro 2 vite por kohëve të fundit saktësisht vitin e kaluar ka marr një bujë më të madhe, ku në Movienight kanë qenë prezent më shumë se 200 shikues ku edhe nuk ka pasur hapësirë për më shumë persona,prandaj të shumtë kanë qenë ata që janë kthyer prapë.

Driton Nuha dhe Albion Hajredini (gjithashtu Edon Avdulli dhe Joneta Bytyçi) ndihen të kënaqur me këtë punë vullnetare që bëjnë dhe premtojnë se do të ketë risi të ndryshme. Këtë javë do të shfaqet Filmi drame “The Age of Adaline” , mos mungoni! Gjithashtu ju ftojmë të na ndiqni në Youtube ku gjithashtu do të ketë video të aktiviteteve të ndryshme .

16652831_1854468974838119_1130054101_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img