11,09,2025

Rikthehet bora, tjetër javë me acar në Shqipëri

Must Read
Shqiperi, bore

Reshjet do përfshijnë veriun dhe jugun e vendit.

“Mëngjesin e të shtunës i gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut me intensitet më të lartë në zonën veriperëndimore. Ndërsa në zonat malore, kanë vijuar sërish reshje bore në lartësitë 600-800 metra mbi nivelin e detit. Ditën e dielë do të ketë një përmirësim të përkohshëm të kushteve të motit.

Ndërsa në fillim të javës pritet të kthehet i ftohti arktik i cili duke marrë lagështirë në detin Adriatik do të rikthejë reshjet e borës në verilindje e juglindje. Reshje dëbore do të ketë dhe në zonën qëndrore në Elbasan, Berat dhe bora do të zbresë deri në Gjirokastër.

Edhe në zonën e Tiranës do të nisë dëbora, por jo në kryeqytet. Dëbora pritet të nisë që të hënën. Reshjet e borës parashikohen të mbeten në vendin tonë deri në ditën e enjte. Temperaturat do të pësojnë rënie por do të jenë në nivele normale të muajit janar”, thotë sinoptikania Rezarta Xhakollari.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img