Rikthehen zjarret në Ferizaj (Foto)

Must Read

Ferizaj.16.08.2017. Pas të reshurave të ditëve të fundit të cilat zvogëluan rrezikun nga zjarri sot sërish ato janë rikthyer.

Ekipet e zjarrfikësve sot kanë intervenuar në dy lokacione të Komunës së Ferizajt. Në Slivovë të Ferizajt zjarri ka kapluar hapësira të hamulloreve të cilat kanë rrezikuar edhe të mbjellat aty afërt ku për pasojë disa pjesë të mbjella me mjedra thuhet se janë dëmtuar.

Zjarri tjetër ishte brenda qytetit, në lagjen e Sherretëve i cili ishte shumë afër shtëpive.

Nga Brigada e zjarrfikësve bëjnë apel për një kujdes më të shtuar ndaj zjarrit dhe një vetëdijesim për ata të cilët ndoshta edhe nga pakujdesia po rrezikojnë pronat e në shumë raste edhe shtëpitë e qytetarëve.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img