07,05,2024

Rikthehen hajnat në Mirosalë të Ferizajt (Foto)

Must Read

Ferizaj.20.10.2016. Gjatë  natës së kaluar hajnat sërish kanë hyrë në shtëpinë e Përparim Bytyqit në Mirosalë të Ferizajt.

Është kjo hera e tretë që në këtë shtëpi hynë hajnat për të vjedhur dhe ende nuk ka  ndonjë  rezultat të  identifikimit të tyre.

Pronari i shtëpisë ,Përparim Bytyqi ka shprehur shqetësimin se më nuk po ndihet i sigurt të  investoi dhe të blejë gjëra me vlerë në shtëpinë e tij pasi  ajo është bërë cak I hajnave dhe assesi organet  të zënë këta keqbërës.

Edhe pse Bytyqi thotë se kanë njoftuar  policinë dhe ata kanë qenë në vendin e ngjarjes në fshatin Mirosalë majori i Policisë Basri Shabani i ka thënë FerizajPress se kjo vjedhje nuk është regjistruar.

“Gjat 24 orëve të fundit është lajmëruar vetëm një vjedhje ,dhe atë brenda në qytet. Policia e Kosovës është duke punuar intensivisht  në zbulimin dhe kapjen e keqbërësve” ka thënë Shabani.

Por fotot e dërguara nga pronari i shtëpisë flasin se në shtëpinë e tij është hapur dritarja me dhunë dhe dikush është future brenda.

 

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img