19,11,2024

Ribotohet pas dekadave, “Katërmbëdhjetë autorë” libri që u dogj me vendim të gjykatës së ish sistemit

Must Read

Pasditen e sotme, në zyrën e tij, i pari i Ferizajt, Agim Aliu, priti në takim, kryetaren e Klubit Letrar “De Rada” në Ferizaj, Zyrafete Shala.

Këto ditë, dritën e botimit pas dekadave harrese e pa edhe antologjia e veçantë, libri me poezi i 14-të autorëve ferizajas, që për herë të parë u botua më 1985. E ribotimi ndodhi jo vetëm për të rikthyer në kujtesë një shkëndijë letrare të dekadave më parë, por edhe për ta sfiduar historinë që pati ky libër, i cili në atë kohë me vendim të gjykatës së atëhershme u urdhërua që të digjet, madje nê oborrin e kësaj gjykate, tani në sheshin që për këtë motiv mban emrin “Sheshi i Fjalës së Lirë”.

Libri “Katërmbëdhjetë autorë”, disa nga kopjet e së cilës si koleksion i veçantë iu dorëzuan sot të parit të Ferizajt, Agim Aliu, u ribotua këtë vit pa asnjë ndërhyrje nga origjinali nga Klubi Letrar “De Rada” në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img