23,11,2025

Rexhep Selimi thotë se vëllai i tij është jashtë rrezikut për jetë pas plagosjes së mbrëmshme

Must Read

Në një bisedë me Magazina.al, Selimi i cili ndodhet jashtë vendi ka thënë se vëllai i tij është në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rreziku për jetë.

Ai ka thënë se Islami ka pasur një gërvishtje të lehtë dhe shëndeti i tij nuk ka telashe.

Ndryshe Isam Selimi, është plagosur me armë zjarri mbrëmë në Komoran.

Ndryshe, mediat raportojnë se Islam Selimi i ka shkuar në shtëpi Xhevat Nuhës, me ç’rast ka pasur përplasje fizike mes tyre. Nuha më pas e ka përdorur armën duke e plagosur Selimin, i cili ka marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Policia e Kosovës, sipas ktv’së, e ka arrestuar Nuhën në vendin e ngjarjes. Motivet e përplasjes nuk dihen ende.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img