19,12,2024

Rexha: Jap dorëheqje e nuk i akreditojë universitetet pa kritere.

Must Read

10647052_10204398912280521_1126350630214264296_n

Blerim Rexha tha se nuk do të lejojë akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë të cilat nuk i plotësojnë kriteret.

“Nuk do të akreditoj asnjë institucion publik ose privat, apo më mirë të them, asnjë program që nuk i plotëson kriteret. Ju siguroj që do tërhiqem nga kjo pozitë, unë dhe bordi. Unë nuk do të qëndroj në këtë detyrë, të mashtrohem, duke akredituar programe dhe kolegje nëse nuk i plotësojnë kriteret sipas udhëzimit administrativ”, ka thënë Rexha, raporton Koha.net.

Ndërkaq, gazetarja e “Kohës Ditore”, Salie Gajtani -Osmankaq, mysafire në emision, ka thënë se agjencia në fjalë ka akredituar në të kaluarën programe që kanë marrë rekomandime që të mos akreditohen.

“Kjo agjenci ka akredituar programe edhe përkundër që komisioni i ekspertëve ka rekomanduar të mos akreditohet programi. Flas për bordin e kaluar, jo për juve tash që keni ardhur rishtazi”, tha Gajtani.

Më tej, Rexha tha se gjendja në arsimin e lartë është alarmante për sa i përket cilësisë.

“Kemi 468 programe të akredituara, kurse kemi 608 doktorë shkence që punojnë me orar të plotë. Minimum duhen 1500 doktorë shkence për 468 programe që të akreditohen. Kjo është gjendje shumë e rëndë”, theksoi Rexha.

“Fatkeqësisht ka ndodhur kjo që doktorët e shkencave kanë deklaruar dy puna full-time e që më nuk do të ndodhë gjatë mandatit që e kam marrë. Ne nuk do të lejojmë që të kenë dy puna të rregullta”, ka theksuar Rexha.

Sipas tij, raportet e sjella për degët e kolegjeve private janë shumë shqetësuese dhe theksoi se nuk i plotësojnë kushtet, për të cilat tha se “do të merren masa”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img