06,06,2025

Reshje shiu dhe bore të dielën në Kosovë

Must Read

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta do të ketë reshje bore.

Sipas IHK-së, reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike. Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, së bashku me deputetët Elmi Reçica dhe Rashit Çalaj, viziton Këshillin e Bashkësisë Islame me rastin e Festës së...

Ferizaj, 6 qershor 2025 – Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Komunës së Ferizajt,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img