27,12,2024

Republikanët e Kosovës, Dega në Ferizaj, uron Ditën e Evropës – 9 Majin.

Must Read

Për ne Bashkimi Evropian mbetet një shembull më i mirë i pranimit të vlerave dhe diversitetit kulturor dhe i bashkimit të shteteve në shkëmbimet e mallrave dhe të mirave ekonomike. Por nuk mjafton që politikanët e Kosovës të kenë gojën plot Evropë por duhet të punojnë me përgjegjësi që qytetarëve të Kosovës sa më shpejt t’i ofrojnë mirëqenie sociale sikurse çdo banor i Evropës gëzon.
Kryetarja e degës REK, znj.Fitore Sadiku tutje shtoi që: të pasurit një jetë të dinjitetshme, një të ardhur të siguruar dhe lumturi në vendin ku jeton është një nga të drejtat natyrore të njeriut dhe këtë nuk duhet lejuar që politikat e gabuara të shuajnë këto të drejta të udhëhequra nga njerëz që nuk duan të zbatojnë planet dhe strategjitë e punësimit.
Duhet mos harruar se banorët e Ferizajt dhe të gjithë Kosovës dinë të sillen si Evropian, këtë e kanë dëshmuar disa herë me tolerancën fetare dhe ndër-etnike porse vetëm duhet ofruar atyre mundësin që brenda disa viteve të kenë edhe zyrtarisht identitetin e të qenurit banor me të drejta të barabarta të familjes së madhe Evropiane.
Neve si Republikanë na ka gëzuar lajmi për rekomandimin e liberalizimit të vizave për Kosovën por nuk duhet harruar që liberalizimi në zonën Shengen nuk jep të drejtën e punësimit,thuhet në komunikatën për medie lëshuar nga republikanët e Kosovës dega në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img