12,07,2025

Reperi Getinjo reagon për policin e vrarë në Istog: Policia nuk ka faj pse rinia ka probleme financiare

Must Read

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme (e enjte) në Istog të Kosovës.

Një polic dhe një hajdut mbetën të vrarë, shkaku i gjuajtjes me armë në tentim vetëmbrojtje ndaj qytetarëve.

Ngjarja në fjalë ka trishtuar gjithë popullin e Kosovës, si dhe shumë prej figurave publike.

Duke u nisur që nga krerët politikë e deri te figurat e shumta publike nga fusha e sportit e kulturës, të shumta ishin reagime që u bënë lidhur me ngjarjen.

Njëri ndër ta është edhe reperi i njohur nga Ferizaji, Getinjo, i cili ka publikuar në InstaStory një shkrim, duke shprehur ngushëllimet më të thella për familjarët e policit, i cili ra në krye të detyrës.

Foto: Getinjo/InstaStory

“Policia nuk ka faj pse rinia ka probleme financiare, dhe i ka kushtet e rënda! Policia e kryen detyrën me mbrojt qytetarin dhe pronën e qytetarit. Një kriminel profesionist nuk ja merr jetën policit e me ja lan fëmijët jetimë, shikoni ma pak filma e mos u bëni mangupë se i morët në qaf njerëzit o amatera. Ngushëllime familjes Demaj nga Istogu, i qoftë dheu i lehtë Policit të nderuar”, ka shkruar Getinjo në InstaStory.

Reperi i ndjekur nga më shumë se 420 mijë fansa në Instagram, duket se ka ngelur thellësisht i prekur nga kjo ngjarje e cila tronditi Kosovën pasditen e së enjtes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img