05,05,2024

Inaugurohet reparti i përpunimit të konstruksionit metalik në Ferizaj, punësohen 350 punëtorë

Must Read

Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se sot është inauguruar një fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj. Sipas tij ky repart i robotizuar, ( i shtohet fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikuara metalike për ndërtimtari dhe në të janë punësuar 350 punëtorë.
“Fabrikë e re e Mabetexit në Ferizaj….Sot nē Ferizaj u inaugurua reparti i përpunimit të konstruksionit metalik.

Ky repart i robotizuar, ( i shtohët fabrikës së tubave) dhe prodhon sisteme te komplikuara metalike për ndërtimtari. Investitor i kësaj fabrike është grupi Mabetex i cila ka investuar një shumë mbi 20 miljion Euro. Në këtë fabrikë, deri tani janë punsuar mbi 350 puntorë, tendenca në rritje. Prodhimet e kësaj fabrike, për vitët e ardhëshmejane janë te kontraktuara per eksport.” shkruan Pacolli

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img