Editorial

Relacioni mes koronafobisë dhe fobive të tjera, përdorimi I mekanizmave mbrojtës në këtë situate pandemie


Publikuar më:


      Ajo, çka na është imponuar, gjendja me pandeminë si duket u mësuam.Filluam një realitet të ri, pranuam gjithë ato rekomandime nga pergjegjësit e institucioneve shendetësore: mjekë, psikiatër, psikolog e ekspertë gjithandej me rekomandime, këshilla e raporte. U munduam, dhe me shumë seriozitet u disiplinuam për t’i qëndruar përballë edhe kësaj sfide.        

        Kaluam në vetizolim duke mirëkuptuar dhe respektuar të gjitha udhëzimet.Duke pritur të reja se çfarë do bëhet,kur do përfundojë, kush nga ne mund të atakohet me këtë sëmundje, duke u sillur dhjetëra pyetje e pikëpyetje në kokat e gjithësecilit. Frustrim, fobi pas fobi, inteligjencë fluide, hiç një mendim, vendos një tjetër, përjetime, emocione të përziera: frikë,stres,ankth,fobi të ndryshme. Koronafobi,një përjetim i pa shpjeguar dhe i pa kristalizuar në  mendjet tona duke krijuar panik pa kufi dhe duke u shkrirë gati në një personalitet histerik, pothuajse kolektiv. Qasja ndaj shtresave moshore: fëmijëve, të rriturve dhe të moshuarve,të gjithë u mobilizuam, secili në mënyrën unike duke e përjetuar: tek fëmijët: mohimi, frika, mosadaptimi me rutinën e re, duke parë skena emocionesh në familje nga modelimi i prindërve, gjyshërve, vëllezërve e motrave, duke mos i kursyer dhe skenat e trishtuara nga mediat.     

      Kujdes! Kjo kategori, merr gjërat në mënyrë konkrete, duke imituar reagimin i të rriturve. Koronafobia…Fobi specifike: do të sëmurem, do të më vdesin prindërit nga kjo sëmundje, nuk do të mundem të shkoj në shkollë, e pyetje e mendimesh irracionale.Të prindërit,tension,stres ,fobi mbas fobie e ankth për të ardhmën…

    Disonancë konjitive: Koronafobia-Egzistencafobia. Specialistët e shëndetit mendor thonë se kjo moshë është më vulnerabile për tu  mos u adaptuar dhe menaxhuar,për shkak të jetës dinamike që kanë pasur në punë.…Lajme, gjithandej dhe me kohëzgjatje pa limit. Impenjimi i vazhdueshëm i informacioneve si nga ato vendore ashtu edhe botërore. Kjo për të marrë sa më shumë njohuri për këtë sëmundje, për të marrë rekomandime ditore si dhe here- herë duke u afektuar me skena negative nga ekrane të vendeve të tjera, me të dhëna trishtuese.Rrini në shtëpi! Kujdes higjenën! Kujdes distancimin social!.Vetëizolohuni..Fobi sociale:frikë për të dalë nga shtëpia, grupuar e bashkëshoqëruar. Panik për të blerë e shpenzuar sa më shumë në ushqime; vallë do të mbetemi pa ushqim elementar?! Siguria…Një komponent psikologjik në hierarkinë e nevojave (Maslow). Klastereofobia, për shumicën nga ne e papërballueshme,. Një zënie fryme brenda mureve të shtëpisë. Adoleshentët, krizë mendore, ankth, mosbindje e kryeneqësi. Mbyllje në vetvete, refuzim, pagjumësi ose gjumë të tepërt. Ankth i gjeneralizuar?.

      Fobi specifike për t’u takuar me grupin shoqërues, me të cilin adoleshentët identifikohen, faktor shumë i rëndësishëm në zhvillimin e personalitetit të tyre në këtë fazë. Të moshuarit, me histori shëndetësore (tablo klinike), tani  më  kjo pa rehati vetëm sa e shton dozën për t’i dhënë mundësi depresionit geriatric (stinor).Kujdes! Ky virus i prekë të moshuarit, sa herë e herë u dëgjua kjo e thënë: – Vallë, a nuk ndjellën frikë pak të tepruar tek kjo moshë ashtu e rënduar dhe rraskapitur? Frikë, ankth….Një kategori e cila më së shumti po  ndjek rregullat  në kujdes të shtuar. Kujdes më shumë për këtë kategori! Keqkuptimet nga situata  bënë që shendeti mendor të preket më shumë, sidomos atyre që mund të kenë histori sëmundje klinike apo jetësore (e dëshmuar nga specialistët e shëndetit mendor).

    Komorbiditet.Hipokondria,një çrregullim psikologjik pa ndonjë shkak të sëmundjes ….dhimbje gjithandej trupit (mendon se ka ndonjë sëmundje)…E, sa e rëndë! E papërballueshme për një moshë fragjile e cila duhet të jetë ma e rezervuar nga këto informacione dhe skena jo të mira. Ku si pasojë, shpesh na duhet t’i vizitojmë spitalet për këtë çrregullim fobik. Si rezultat i ankthit dhe keqmenaxhimit,mendimeve të vazhdueshme negative dobësohet  dhe sistemi i tyre imunitar, gjë që është shumë i rëndësishëm në përballimin e Covid-19. Prandaj,të jemi më racional.Koronafobia drejt fobive të tjera: Klasterofobia, hipokondria, fobia sociale bashkë me fobi të tjera specifike siç janë: distancimi social, fobi për tu kujdesur për veten në aspektin mendor, fobia e furnizimit me ushqime të nevojshme, fobia obsesivo-kompulsive apo kujdesi i shtuar higjenik për vete, fobi në kohezionin social brenda familjes ku për pasojë e gjendjes  dëgjojmë informacione jo të mira (konflikte) siç po ndodhë, fatkeqësisht gjithëandej po edhe tek ne.Pra, të ngarkuar me Hiperfobi, e  tepruar për shëndetin mendor!

KUJDES:

 Të gjitha këto, mund të jenë kërcënime që të mobilizohemi dhe ta mbrojmë vetën dhe të tjerët.

 Këtë duhet ta kuptoni si një funksionim më ndryshe nga ajo që jemi mësuar.

 Mos e merrni si detyrim, që shkakton ankth,ataqe të panikut apo fobi të ndryshme specifike.

 Mos mendoni se vetën neve (mua ) do të na ndodhë ndonjë e keqe.

 Mendoni se nuk jeni vetëm,keni një botë të tërë me JU dhe si JU!

 Mendoni se të gjithë jemi duke u ballafaquar me të njejtën sfidë.Mendoni ata të cilët tërë jetën janë të mbyllur në shtëpi,apo kanë nevojë të dalin vetëm me përkrahjen e ndonjë anëtari të familjes.

 Mendoni ata që kanë shëndet të rënduar dhe gjithëherë janë në kërkim të shendetit të mirë,

 Mendoni edhe për shumë kategori të tjera që kanë vështirësi më të mëdha se NE.

 Mendoni të pa strehët.-

 Mendoni ata që nuk kanë asnjë anëtarë të familjes për tu kujdesur për ta.

Mendoni,  mendoni, mendoni se ka edhe me keq se NE!

 Nëse Ne, JU, mendoni më  drejt me racio, se nuk jeni vetëm, JU që po përjetoni disa nga këto vështirësi, atëherë do t’a kuptoni shumë më qartë.

Merren, dhe  shkruani anët e juaja të mira që keni me një anë, poashtu merreni dhe shkruani edhe ato  që ju i konsideroni si jo të mira, në anën tjetër, atëherë, unë jam e bindur se anët pozitive do të ju rëndojnë më shumë.Pra, ju do të keni më shumë anë pozitive.Përdorini anët e mira, duke filluar nga më të thjeshtat…Përdorini kapacitetet e tuaja pozitive sepse do t’a shihni se edhe ju jeni kontribues në ndonjë aspekt.

KUJDES!

 Të gjithë kemi anët e errëta apo negative, sepse personaliteti i personit ka dy pjesë të unit: negativ (instikti destruktiv) dhe atë pozitiv (i jetës), përdoreni të dytën më shumë.

KUJDES!

Kontrolloni zemrimin tuaj në këtë situate.Mos lejoni që ai të ju mundë dhe të shkaktojë përgjigje negative.Sepse kjo po i kontribuon dhunës dhe traumës.

       Mos të jetë izolimi si një shkaktar,apo masë repressive për t’i kontribuar pragut të tolerances së dhunës. Kënaquni në shtëpi, kujdeseni për njerëzit tuaj. Përmbushini ato zbraztësi  që nuk keni mundur apo keni anashkaluar për një apo tjetër arsye. Çdo situatë ka edhe anët e mira, sepse ka mundësi të na largojë edhe nga veset negative:  pështyrja në rrugë duke mos pasur kontrollë, fryerja e hundës pa përdorur faculetë, largimi nga çrregullimet e sjelljeve patologjike bixhozi, alkooli, përdorimi i substancave narkotike, dhuna në familje e patologji të tjera të dëmshme për vete dhe shoqërinë.Të gjithë këta faktor psikosocial vetëm çka e rëndojnë më tepër sistemin mendor dhe janë një mundësi për sëmundjet mendore.

Rekomandime:

      Përdoreni mekanizma mbrojtës më të pjekur ndaj vetës. Mekanizmat mbrojtës, janë teknika psikologjike për të mbrojtur egon nga stresi dhe ankthi (Frojdi). Për të bërë zgjidhje me automatizëm, ndaj konflikteve dhe për ta ruajtur vetveten.Mundësisht të jenë më konstruktiv, afatshkurtër dhe të dobishëm!

Jeta është e bukur,ka zgjidhje.Fillo në familje.Aty është qelësi i suksesit.Përforcohu pozitivisht: kur ne e stimulojmë vetën me ato vyrtyte,atribute që na duken të mira.me mundësi vetëkontrolli. Këto kontribuojnë në rritjen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit.Atëherë, ne jemi më pozitiv për vetën,familjen e rrethin social.Përforcimi negativ është një mënyrë më e mirë për të ndryshuar sjelljen negative nga vetja.Unë, jam e bindur që secili nga ne është duke përdorë mekanizma mbrojtës më të pjekur: shembull, në vend që të mendojmë negativisht, ne ato mendime i zëvendësojmë me mendime e sjellje positive, në vend se të merremi me punë koti ne po sublimojmë që duke ndihmuar e duke treguar një zemër të madhe, duke u kujdesur për fëmijët,  prindërit e të moshuarit duke lexuar e studiuar në libra e mes librash.Në vend që të irracionalizojmë në po mendojmë në mënyrë racionale.Në vend që të mohojmë ne po përballemi me sfida.Në vend që të justifikojmë në po mundohemi secili të japim nga vetvetja.Në vend që të projeksionojmë, ne së pari duhet të kthehemi nga vetja. Ne vend që të regresojmë, ne duhet të mundohemi të mos sjellim në mendje situatë kërcenuese. Në vend që të izolohemi mendërisht, ne po përdorim ketë mekanizëm mbrojtës për t’u intelektualizu. Në vend që të jemi egoist, ne po bëhemi më altruist, më empatik, më filantrop ndaj atyre që kanë nevojë. Ndër tjera, kompenzimi ynë, është vetëm një mekanizëm mbrojtës  psikologjik për t’i  balancuar dobësitë tona në anë të forta të personalitetit.

    Prandaj, është koha që të reflektohet edhe nga të gjithë mekanizmat përgjegjës edhe institucional, përveç atyre psikologjik.Është koha të reflektojmë pozitivisht secili nga këndi tij professional e përgjegjës. Edhe kjo kalon! Është vetëm një sfidë për të na vetëdijësuar në çdo aspekt,veç tjera.

Mirëkuptim, respect, kujdes të shtuar dhe adaptim të deklaratave nga institucionet e Shendetit Publik dhe ato nga Ministria Shendetësisë!                            Mr.sc. Habibe Llabjani,Psikologe

To Top