26,12,2024

Rektori Bajraktari zgjedhet kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, zgjedhet kryetar i Këshillit Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, institucion ky i pavarur që mbikëqyrë kualifikimet kombëtare. Ndërsa, nënkryetar i këtij Këshilli është zgjedhur Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane.

Rektori Bajraktari do të udhëheqë në mandat tre vjeçar Këshillin Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, i cili numëron 13 anëtar që përfaqësojnë ministritë, organizatat partnere shoqërore dhe universitetet publike e private të Kosovës.

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve ka për mision të mbikëqyrë dhe zhvillojë Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve në kontekst të të mësuarit gjatë gjithë jetës në partneritet me nxënësin/kandidatin, punëdhënësin dhe ofruesit e Arsimit dhe Aftësimit në të gjitha nivelet dhe në përputhje me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë dhe ekonomisë.

Vizioni i Autoritetit është krijimi i një sistemi cilësor të besueshëm dhe transparent të kualifikimeve kombëtare me qëllim të rritjes së mundësive për mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img