29,04,2024

Rektori Bajraktari vizitoi Universitetin Bujqësor të Tiranës

Must Read

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku dje ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe është pritur nga rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Bari Musabelliu.

Të dy rektorët kanë biseduar për punën që po bëhet në universitetet që ata i drejtojnë, për programet që ofrojnë për të rinjtë, si dhe për përpjekjet e vazhdueshme për të ofruar studime sa më cilësore.

14370091_1050087951773954_4420570782907943421_n

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes dy Universiteteve dhe të dy rektorët u pajtuan që së shpejti të nënshkruajnë një Marrëveshje Bashkëpunimi me të cilën do të konkretizohen fushat dhe mënyra e bashkëpunimit.

Rektori Bajraktari, gjatë takimit, foli për mënyrën e organizimit të punës në universitetin publik më të ri në Kosovë dhe theksoi se ky fakt tregon se Universiteti ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, në mënyrë që të ofrojë studime cilësore për të rinjtë kosovarë, por edhe për ata nga Shqipëria dhe vendet tjera ku jetojnë shqiptarët.

Ndërsa, rektori Musabelliu theksoi se do të jenë gjithmonë në dispozicion që të mbështesin Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, por edhe të marrin nga përvojat e mira të këtij Universiteti.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe z. Rrahim Sejdiu – Dekan në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe profesori z. Arben Bejtja

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img