15,05,2024

Rektori Bajraktari uron mësimdhënësit për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Must Read

Të dashur mësimdhënës,

Sot kur po shënojmë një festë të veçantë, 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, e para që na vije ndërmend janë mësuesit tanë të parë. Pastaj, memorja na shëtitë nëpër kohë, nëpër histori. Kjo na bën të krenohemi pafund për madhështinë dhe sakrificën që kanë treguar mësuesit nëpër vite, për të arsimuar këtë popull të lashtë.

Pa kontributin Tuaj nuk do të ishim të lirë! Pa kontributin tuaj nuk do të ishim sot një shtet që synon ecjen përkrah shteteve të zhvilluara. Me përkushtimin tuaj, do të jemi një vend i fuqishëm me një të ardhme të sigurtë!

Ju faleminderit që gjithmonë keni qenë ata që na keni frymëzuar që nga mësimi i shkronjave të para, e deri te dashuria vetëmohuese për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!

Paqi shëndet e suksese në rrugëtimin tuaj drejt arsimimit cilësor të brezave të rinj!

Urime!

Me respekt,

Agron Bajraktari

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img